Nishani-intervista-KlanPresidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve të krishterë. Kreu i shtetit shkruan se Festa e Pashkëve na shtyn të gjithëve, të rigjallërojmë shpresën dhe forcën për të qenë ashtu siç e kërkon kjo ditë e shënuar.

Presidenti thekson se shqiptarët këtë vit kanë sfidën e madhe për t’iu afruar edhe më shumë familjes evropiane.

Kjo sfidë sipas kreut të shtetit varet më së shumti nga mirëkuptimi dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen.

Presidenti e mbyll mesazhin e tij duke thënë se shpresa dhe e mira janë oguri më i natyrshëm në këtë festë dhe se shqiptarët meritojnë shpresën edhe jetën më të mirë.

tvKlan