Raportim Live
16:03, 10 Tetor 2024

Takimi Erdogan-Rama përmes fotove, 10 Tetor 2024

15:10, 10 Tetor 2024

Deklarata e përbashkët e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama | E plotë

15:05, 10 Tetor 2024

“Xhamia, projekt i vëllazërisë”, Rama-presidentit turk: Më kujtohet kur…

Xhaminë e Namazgjasë e cila përurohet sot, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar që në krye të herës “projekt të vëllazërisë shqiptaro-turke”. Ishte kryeministri Edi Rama i cili kujtoi takimin e parë mes tyre, ditë kur Erdogan i dorëzoi projektin e xhamisë. Lexo më shumë

14:55, 10 Tetor 2024

Erdogan takohet pasdite me Vuçiç, Rama: Turqia, mik i padiskutueshëm i Kosovës!

Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pikërisht tek kjo vizitë u ndal edhe kryeministri Edi Rama, i cili solli në vëmendje se Turqia ishte e para që njohu Pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Turqia është një mik i padiskutueshëm i Kosovës, e presidentin Erdogan e cilësoi si personalitetin që dialogun e ka mjet të zakonshëm pune. Lexo më shumë

14:47, 10 Tetor 2024

Universiteti Teknik i Stambollit në Tiranë, Rama: Marrëveshja e shumëpritur!

Sot u nënshkruan 3 marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë. Por, kryeministri Edi Rama veçoi njërën prej tyre, atë në fushën e arsimit. Lexo më shumë

14:43, 10 Tetor 2024

“Ejvallah!”, Rama për shkëmbimet tregtare me Turqinë: Ambicia jonë të kapim tavanin 2 mld €

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama mbajtën këtë të Enjte deklaratë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare e nisi me një falënderim në ndaj Erdogan për vizitën e sotme. Lexo më shumë

14:40, 10 Tetor 2024

Presidenti Erdogan: Ramë dakord të vazhdojmë luftën tonë ndaj FETO, thellojmë partneritetin strategjik

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO.

Ndër të tjera Erdogan u shpreh se u ra dakord për të forcuar dhe rritur më tej investimet inovatore. Presidenti turk theksoi se me konsultimet e sotme e thelluan më tej partneritetin strategjik duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara. Lexo më shumë

14:33, 10 Tetor 2024

Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ndal tek Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën tha se është dhuratë e popullit turk për ‘motrat e vëllezërit e tyre myslimanë’ në Shqipëri.  Lexo më shumë

14:20, 10 Tetor 2024

Shqipëri-Turqi firmosin 3 marrëveshje bashkëpunimi

-Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

-Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

14:05, 10 Tetor 2024

Emine Erdogan takohet me Linda Ramën

Gjatë takimit të mbajtur me dyer të mbyllura, Linda Rama falënderoi Zonjën e Parë Erdogan për ftesën e saj në ekspozitën dhe shfaqjen e modës “Thesaret e nusërisë: Një udhëtim në pajët osmane dhe anadollake”.

Në takim u diskutua për vlerat e përbashkëta kulturore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Foton sëbashku, e ka postuar në “X” Zonja e Parë e Turqisë Emine Erdogan.

Emine Erdogan dhe Linda Rama
9:30, 10 Tetor 2024

Presidenti turk Erdogan vizitë zyrtare në Tiranë (Të gjitha zhvillimet)

Këtë të Enjte në orën 11:00 pritet që Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan të mbërrijë në Tiranë. Kjo vizitë, që parashikohet disa orëshe, pason atë të 17 Janarit 2022.

Dy vite më parë, Erdogan pa nga afër lagjen me banesat që u ndërtuan në Laç falë mbështetjes së qeverisë turke. Ndërtimi i 522 apartamenteve ishte kontribut i shtetit turk pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 në vend. Por jo vetëm kaq, Turqia i erdhi në ndihmë Shqipërisë edhe me baza të tjera materiale dhe 350 mijë euro asokohe.

Edhe gjatë pandemisë përpos ndihmave mjekësore, ndërtoi një spital në Fier. Edhe sot, kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në inaugurimin e “Xhamisë së Namazgjasë” në kryeqytet, e cila është ndërtuar me po mbështetjen e tij.

Mbase prej ngjashmërive kulturore, por marrëdhëniet shqiptaro-turke vetëm sa janë përmirësuar vitet e fundit. Edhe raporti politik Rama-Erdogan duket tejet i fortë.

Marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Turqi më 6 janar 2021, ishin një pikënisje mjaft e mirë. Në Shkurt të këtij viti, Rama i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar fluturoi drejt Ankarasë. Pas pritjes me ceremoni madhështore në Pallatin Presidencial, u nënshkruan 6 marrëveshje mes shteteve.

Rama në fjalën e tij tha se është tejet mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën në 3 raste. Gjatë tërmetit, pandemisë së Covid-19 dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

/tvklan.al