Sot u nënshkruan 3 marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë. Por, kryeministri Edi Rama veçoi njërën prej tyre, atë në fushën e arsimit.


“Më  e rëndësishmja dhe pak si e shumëpritura për ne ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Do sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit të lartë botëror. Është hera e parë në praktikën e Republikës së Turqisë që bën diçka të tillë dhe kjo thjesht e vetëm me përkushtimin e Erdogan ndaj kësaj marrëdhënieje vëllazërore. Uroj dhe dua të besoj që njerëzit që do merren me zbatimin e marrëveshjes do kenë të paktën gjysmën e këmbënguljes dhe energjisë së Presidentit”, tha Rama gjatë deklaratës së tij në Kryeministri.

/tvklan.al