Ursula Von der Leyen i shpreh vlerësimet Xhaçkës
Ursula Von der Leyen la detyrën si ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë në një ceremoni ku morën pjesë 200 personalitete.
Kalimi i stafetës tek ministrja Annegret Kramp-Karrenbauer u bë sipas traditës 200 vjeçare
E ftuar në këtë aktivitet ishte edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo mori vlerësimet e presidentes së re të Komisionit Europian si për drejtimin e forcave shqiptare ashtu edhe për kontributin e Shqipërisë në NATO.
Ursula von der Leyen: Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës.
Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 Nëntor 2019.
Tv Klan