Klosi: Duhet të shfrytëzojmë potencialet natyrore

Parku Kombëtar i Prespës konsiderohet një prej zonave që do të promovohet për të rritur numrin e vizitorëve. Në 20-vjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur, ministri Klosi kërkoi, që turizmi vendas të orientohet drejt hapësirave të tilla ku ka potenciale të pashfrytëzuara.

Sipas ministrit, zbatimi i disa projekteve urbane në këtë zonë, të cilat do të përmirësojnë kushtet e trajtimit, do të krijojnë një hapësirë të re të zhvillimit të turizmit.

Ministri i Turizmit e vuri theksin edhe tek shtimi i investimeve,jo vetëm në infrastrukturën urbane dhe në atë të administrimit mjedisor, por dhe agroturizmi.

Tv Klan