Denaj: Prioritet bashkimi i operatorëve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka prezantuar skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët në vend. Ministrja Anila Denaj ka bërë të ditura kategoritë përfituese, ku prioritet do të kenë bashkimi i operatorëve.

Ministrja Denaj u shpreh se skema mbështetëse e naftës këtë vit vjen me një risi.

Sipas ministres Denaj deri më tani rezultojnë 97 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, teksa nga përllogaritjet paraprake kjo skemë do të prekë 77% të tyre, aplikimet e së cilës do të nisin në fund të muajit Mars.

Tv Klan