Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-zyrtares së dënuar, Alda Klosi. Kërkesa drejtuar Gjykatës përfshin mbi 500 mijë Euro “cash”, një apartament, garazh dhe makinë, pasuri të cilat sipas organit të akuzës “nuk kanë prejardhje të ligjshme.

Paratë dhe valuta Euro/Dollarë të sekuestruara në banesën e sanitares, Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havier Dobi sipas prokuroruse janë vjedhur tek banesa e shtetases Alda Klosi. Më 19 Mars 2024, Gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg.

Alda Klosi përfundoi dënimin me 20 muaj dhe aktualisht është në masë arresti shtëpie pasi po hetohet për fshehje të pasurisë. Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Klan News