Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që protestën e 10 kombëtare të opozitës, ta komentojë me një shprehje të autorit kinez Sun Tzu.

“Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë”, shkruajti kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Kjo protestë e opozitës, e cila zgjati rreth 2 orë nuk shënoi asnjë incident. Në mbyllje të saj, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se “javët dhe ditët në vijim do të jenë ditë e javë aksioni të ngjeshur politik, për t’i dhënë forcë, thelb dhe besueshmëri ndryshimit. Edi Rama do të largohet, por është detyra jonë të mos mjaftohemi me rotacionin politik, por t’u japim shqiptarëve fundin e tranzicionit politik”./tvklan.al