Audio-përgjimi kompromenton ish-Kryeministrin

Një audio-xhirim i ri në kohëzgjatje prej 12 sekondash është publikuar në internet, saktësisht në kanalin e ri në YouTube të ashtuquajtur “Zoki Zhvatësi”.

Në xhirimin e shkurtër dëgjohet se Zaevi që përmend një shumë prej 6 milionë Eurosh duke thënë se “hynë në këtë punë”.

“Në një periudhë u paraqit edhe ai Vasko, vëllai i Dimishkovës. Më dha këshilla, çka të bëj, më kërkon para, domethënë ai do të thotë 6 milionë Euro, them në rregull, hyj në këtë punë”, janë fjalët e transkriptuara në këtë bisedë të përgjuar.  

Socialdemokratët përmes një reagimi kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se kanë montuar këtë bisedë. Sipas LSDM-së, në këtë bisedë Zaevi refuzon mitmarrjen dhe hyn në luftë me krimin dhe korrupsionin.

Ndërkaq, në YouTube janë publikuar edhe katër xhirime të reja ku protagonist paraqitet lideri i opozitës Hristijan Mickoski.

Thuhet se përgjimet janë bërë gjatë një takimi me deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së që votuan ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Në këto “bomba” dëgjohet se si Mickoski u sqaron atyre se përse nuk duhet të votojnë për Ligjin për Prokurorinë Publike, që do të mundësonte hetimet e ish-PSP-së të kalojnë në Prokurorinë e rregullt. 

Klan Macedonia