Uefa i beson Martin Garrix, “We are the people” mesazh për unitet të popujve

Kjo do jetë melodia që do shoqërojë gjithë verën futbollistike. UEFA ka publikuar këngën zyrtare të Euro 2020, turne që do nis nga 11 Qershori deri më 11 Korrik në pjesën më të madhe të kontinentit.

E titulluar “We are the People”, (Ne jemi njerëzit) kënga është interpretuar nga Martin Garrix, në bashkëpunim me Bono dhe kitaristin e njohur, The Edge.

Himni i Euro 2020 është krijuar për të pasqyruar një qëndrim pozitiv, shprese dhe vendosmëri, vlerat e kërkuara për çdo ekip për të pasur sukses. 

Një ndjenjë që përshtatet në mënyrë të përsosur me temën e Euro 2020 që është Uniteti. Për herë të parë në histori, turneu do luhet në të gjithë kontinentin.

Kënga do të interpretohet në mënyrë të plotë për herë të parë në ceremoninë e hapjes së EURO 2020 në Stadiumin “Olimpico” në Romë më 11 Qershor.

Klan News