Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në malin e Kolajve të Velipojës.

Sipas informacioneve policore, i plagosuri është me iniciale E.P., banues në fshatin Pulaj-Plazhë.

Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sa i përket autorit, nuk ka asnjë informacion.

Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për të arrestuar autorin dhe për të zbardhur shkaqet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autorëve.

/tvklan.al