Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës së qytetit Cosenza.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari që u sulmua me armë është 28 vjeç. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

28-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë nga plumbat e armës që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.

Pas të shtënave, automjeti i dyshuar u largua me shpejtësi në drejtim të paditur. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, por mediat vendase raportojnë se ai jeton prej vitesh në Bruzio. Policia italiane vazhdon hetimet për këtë ngjarje. /tvklan.al