Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nikos Kazanzaqis, shkrimtari i madh grek mbledh artdashësit e tij. Në një nga ambjentet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është organizuar një mbrëmje përkujtimore për jetën dhe veprën e shkrimtarit grek Nikos Kazanzaqis. Folës të ndryshëm kanë vlerësuar lart veprën e tij e cila është një nga më të përkthyerat në shumë shtete në të gjitha kontinentet. Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet “Ja vdekje ja Liri”, “Aleksis Zorba”, poezi, drama etj.  

Nikos Kazanzaqis renditet në atë plejadë shkrimtarësh modern grek si Seferis, Kavafis etj, që i rikthyen vendit të tyre shkëlqimin e antikitetit. Më pas është vazhduar me recitime të poezive të ndryshme të tij në gjuhët shqipe, greke e franceze, si dhe një koncert i shkurtër me muzikë klasike të interpretuar nga kuarteti i Akademisë së Arteve të Bukura./tvklan.al