Dikur e ironizonte për diskurin e tij politik, ndërsa këtë të shtunë zgjodhi ta ketë përballë jo vetëm për t’i kërkuar ndjesë, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të ish- deputetit të Partisë Demokratike Mark Marku.

“Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot”

I ulur përballë tij jo vetëm si opozitar, por edhe në pozicionin e analistit, Mark Marku i kërkoi të dijë arsyen e mandatit të katërt për të qeverisur. Drejtësia e pavarur që për Edi Ramën nuk funksionon më si pushkë politike është edhe misioni që tha se duhet të përmbushë.

“Unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë.”

E në betejë me korrupsionin, barrën preferon të mos ia lërë vetëm drejtësisë.

“Nuk është thjesht drejtësia që lufton korrupsionin, po duhet që shteti të ngrihet në një nivel ku hapësirat për korrupsion ngushtohen nga sistemi i funksionimit dhe nga mënyra se si mekanizmat funksionojnë.”

Dhe për të luftuar këtë fenomen, angazhohet për thellim të reformës së prokurimeve publike.

“Sot e gjithë ditën ne kemi probleme me prokurimet, por nëse marrim shohin të dhënave të prokurimeve, nëse marrim shohim në vite se si ka ndryshuar gjithë legjislacioni i prokurimeve, gjë që ne na e kanë vënë në pah edhe raportet e progresit të Bashkimit Evropian, madje në raportin e progresit dhe në të dhënat e pavarura e tyre, ne jemi sot me pikët më të larta në rajon, në aspektin e konformitetit të gjithë sistemit të prokurimit publike, por kjo është gjëra anë, kjo është çfarë shkruhet në letër. Ne duhet të shohim më mirë edhe mënyrën si ndërtojmë narrativën.”

Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit nuk janë të vetmet arsye që e bëjnë të këmbëngulë për një mandat të katër qeverisës.

“Plotësimi i atij mozaikut që i kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, me turizmin, me ngritjen e nivelit të gjithë industrisë së turizmit do ishin garantuara në vazhdimësi.”

Por takimi i Ramës me Mark Markun nuk kaloi pa interesin e Kryeministrit edhe për angazhimin e hershëm të pedagodut të gazetarisë në politikën aktive të Partisë Demokratike, idetë si dhe përplasjet e këtij të fundit me drejtuesit ndër vite të selisë blu.

“Rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja nëqoftëse ne vazhdojmë kështu në 2011, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty?”

Pjesë e bisedës mes Markut e Ramës ishin edhe sulmet e Kryeministrit ndaj medias dhe delegjitimimi si kazan, për të cilat kreu i qeverisë tha se ishte përpjekur të korrigjohej.

Tv Klan