rama rrugaProjektet rrugore të nisura do të perfundojnë të gjitha brenda afatit të përcaktuar. Ky ka qenë premtimi i kryeminstrit Edi Rama gjatë inspektimit të pjesës hyrëse të rrugës së Elbasanit, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Një tjetër problem shqetësues sipas kryeminstrit është standardi i dobët i punimeve. Kreu i qeverisë dhe ministri i transporteve premtuan rrugë me standarde evropiane në të gjithë vendin.

Segmenti i rrugës nga fakulteti ekonomik në hyrje të kryeqytetit, deri te rreth rrotullimi  i Saukut është parashikuar të përfundojë në fund të muajit të ardhshëm.

Ky segment është i gjatë 1.8 kilometra, me 4 korsi , nga dy për secilin krah të ndara me njëra-tjetrën. Gjerësia e rrugës do jetë 15 metra dhe 2 metra trotuar për secilin krah.