Mblidhet Komiteti Teknik për Epideminë

Në një mbledhje të zhvilluar online me Komitetin Teknik të Epidemisë së Koronavirusit, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar miratimin e një projekti të ri për masat lehtësuese që mund të aplikohen javën e ardhshme. Rama tha se bëhet fjalë për një “liri me pikatore” dhe në varësi të shifrave të të prekurve.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se masat e distancimit social kanë ndikuar në uljen dhe tkurrjen e kurbës së koronavirusit.

Ndërsa shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se në javën e pestë shpresohet që virusi të shënojë pikun e pandemisë ndërsa trendi pritet të vijojë i zbutur dhe jo agresiv.

Sa u përket testeve, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico tha se testet do të jenë në varësi të rasteve të identifikuara dhe kontakteve të tyre.

Tv Klan