5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Qeveria ka në plan që brenda këtij mandati t’i rrisë pagat mesatare të administratës publike në 900 Euro.

“Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh”.

Plani ambicioz që synon që t’i çojë pagat në nivelin më të lartë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kryeministri i bëri pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë, ku është vendosur që në fillim të muajit Maj do të nisë shpërndarja e të ardhura të përfituara nga taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë. Kjo është një taksë e përkohshme, që në muajin e parë do të përdoren për të shpërblyer pensionistët 5 mijë lekësh e më pas në varësi se sa kohë do të vazhdojë të aplikohet do të shkojë për shtresa të tjera në nevojë.

“5 mijë lekë të reja, ose 50 mijë lekë që do të shkojnë në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”.

Rama mohon se ky hap hidhet për të përfituar vota në prag të zgjedhjeve dhe as e mendon që kjo mund te lexohet si shkelje e Kodin Zgjedhor.

“Ne nuk mund t’i themi pensionistë që nga taksa e jashtëzakonshme ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur partitë nga ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë”.

Kryeministri nuk pranoi të komentojë në konferencën për shtyp kohën që po merr presidenti për dekretimin ose jo, për të propozuarën prej tij, Vlora Hyseni, për të drejtuar Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë prej shumë vitesh. Unë nuk kam as dëshirë dhe as energji e mbi të gjitha as kohë për t’u marrë me këto.”

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe për çështjen hetimore të nisur nga SPAK ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Kjo është pjesë e këtyre thashethemeve”.

Më pas gjatë një takimi me përfaqësues të një subjekti ndërtues, Rama duke folur për rritjen e pagës minimale që do të pasohet dhe me rritje të pagës mesatare. Ai përsëriti vendimin për të sanksionuar kompanitë e ndërtimit që nuk i deklarojnë të plota pagat e punonjësve.

Tv Klan