Rama publikon foton nga aeroporti i Kukësit: Pas pak, zbresim këtu



Rama publikon foton nga aeroporti i Kukësit: Pas pak, zbresim këtu

13:51 18/04/2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga aeroporti i Kukësit dhe thotë se për pak aty  do të zbresë avioni i parë.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë lë të kuptohet që do të jetë udhëtar në avionin e parë që do të zbresë në Kukës.

Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë“, shkruan Rama.

Pritet që pasagjerët e parë që do të zbresin të Kukës të jenë disa të rinj kuksian që jetojnë në Londër./tvklan.al







Të ngjashme