Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, pasi publikoi një mesazh që i kishte dërguar ish-ministrit Saimir Tahiri në lidhje me arsyet e shkarkimit të këtij të fundit dhe çimkës përgjuese.
Motivacioni i shkarkimit të zv/ministrit të Brendshëm është për shkelje të papranueshme te etikës zyrtare në komunikim.
Ilir Marko është nga radhët e LSI. Më herët, në media u publikua një SMS e tij dërguar Saimir Tahirit ku përmendte se shkarkimi nga posti i ministrit të Brendshëm ishte kërkuar nga partnerë ndërkombëtarë dhe jo nga LSI./
tvklan.al