Gjatë qëndrimit në Serbi, kryeministri Edi Rama u takua edhe me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me të cilët ka bërë një bilanc mbi çfarë ka ecur pozitivisht dhe çfarë nuk ka ecur me nevojat e popullsisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama:

Tanimë nuk ka asnjë pengesë me njohjen e diplomave. Patjetër që është shumë pozitiv fakti që më në fund po zhvillohet infrastruktura kryesore që lidhet me segmentin lidhës mes Serbisë dhe Maqedonisë, që do të afektojë pozitivisht dhe Luginën. Patjetër që është e domosdoshme të zgjidhet problemi i teksteve, ku ka një vullnet pozitiv, por duhen adresuar disa çështje në aspektin teknik.

Rama tha se qeveria është e vendosur të çel një kapitull të ri dhe në marrëdhëniet e shqiptarëve të Luginës me shtetin amë dhe nisjen e njw projekti pwr binjakëzimin e bashkive nw Shqipëri me komunën e Preshevës./ TV KLAN