Lajçak uron Ramën për mandatin e tretë



Lajçak uron Ramën për mandatin e tretë

21:55 18/05/2021

Takim i krerëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka marrë urimet për fitoren e mandatit të tretë nga Mioslav Laçak përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor. Pas një takimi të zhvilluar të martën në Bruksel, Lajçak thotë se e ka përgëzuar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“Me vjen mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Rama ndodhet në Bruksel me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell me të cilin ka pasur edhe një takim të veçantë.

Borrel ka zhvilluar një darkë informale me 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të takimit komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi u shpreh optimist se ky do të jetë viti i Ballkanit Perëndimor

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ta kthejmë këtë vit në vitin e Ballkanit Perëndimor. Kemi ende shumë për të punuar për këtë. Ndaj të gjithë duhet të kontribuojnë, duke nisur nga dialogun Prishtinë-Beograd, duke vijuar me dy konferencat e para për negociatat e pranimit, për të përshpejtuar këtë proces për ata që janë gati të negociojnë përmes aplikimit të metodologjisë së re”. 

Ndërsa Borrel tha se zgjerimi përkundrejt vendeve te Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Bashkimit Europian.

Tv Klan










Të ngjashme