Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtarë në Turqi sot (6 Janar) dhe nesër (7 Janar). Kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Nga mediat turke bëhet e ditur se mes dy liderëve do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu do të zhvillohen disa takime mes delegacioneve shqiptare dhe turke. Në fokus të diskutimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve si dhe hapat për të përmirësuar bashkëpunimin.

Bëhet me dije se gjatë takimeve do të shkëmbehen edhe mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare./tvklan.al