Ekspertët përfundojnë konsolidimin e themeleve dhe riparimet e brendshme

Përfundon konsolidimi i të gjitha themeleve të Kullës C, pjesë e murit rrethues antik të qytetit të Durrësit. Po ashtu janë mbyllur edhe riparimet e brendshme, ndërsa është gati ngritja e muraturës me blloqet e rrëzuara pas dëmtimit nga tërmeti i 2 viteve më parë.

Restaurimi pritet të përfundojë në Mars të vitit të ardhshëm dhe zgjatja në kohë ndodh për shkak të materialeve artizanale që po përdoren.

Për restaurimin e kullës C u kërkua bashkëpunimi i shumë studiuesve, inxhinierëve dhe arkitektëve. Objekti, bashkë me murin rrethues antik i përkasin periudhës së Perandorit Anastas, sundimtarit bizantin me origjinë nga ky qytet.

Klan News