REUTERS1Teksa mbeten edhe fare pak ditë nga samiti i BE të 26-27 Qershorit ku do të vendoset për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, Çekia mund të vendosë veton.

Shkak i kësaj situate është mosmarrëveshja për kompaninë “CEZ Shpërndarje”, ish-pjesë e grupit CEZ, që zotërohet në 70% të tij nga shteti çek.

Sekretari i Shtetit për Çështjet e BE në këtë shtet anëtar të Union, Tomash Pruza, ka deklaruar – ndërsa citohet edhe nga prestigjozja Reuters, se:

“duhet marrë parasysh, që statusi i vendit kandidat nuk mund të bazohet vetëm në një çështje të veçantë, por ka edhe shumë rregulla të tjera në BE, të cilat çdo vend duhet t’i ndjekë”

.

Qeveria shqiptare prej disa kohësh është në bisedime me kompaninë çeke për gjetjen e një zgjidhje kompromisi për “CEZ Shpërndarje” dhe shmangien e padisë së ngritur tashmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit me seli në Paris.

 

TV KLAN