Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matthew Perry do të rikthehen me serialin ‘Friends’. Premiera do të transmetohet në 27 Maj në HBO Max.

Është pikërisht aktorja Jennifer Aniston, e cila postoi në llogarinë e saj në  Instagram, një pjesë të shkurtër nga traileri.“Eshtë zyrtare! Premiera e Friends do të jepet në 27 Maj në HBO Max. A mund të jemi më të emocionuar se kaq?”

Të njëjtën video e ka postuar edhe Courteney, ku shkruan: “Diçka e tillë nuk ndodh çdo vit, ose çdo 10 apo 15 vjet. Ndihem kaq e bekuar që kam shansin të rikthehem me miqtë e mi. Ishte më mirë se kurrë!”

Bashkimi i shumëpritur i kastit “Friends” do të shfaqë një mori mysafirësh të famshëm përfshirë Justin Bieber, Lady Gaga dhe banda K-Pop BTS, bëri me dije transmetuesi  HB0 Max .

Klan News