Klubi i Futbollit Shkumbini nisi rikonstruksionin e kompleksit stërvitor. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi projektin dhe theksoi se Federata është e gatshme për të bërë realitet edhe shumë të tjera në të ardhmen, që ndihmojnë në zhvillimin e futbollit të fëmijëve.

“Si në të gjitha projektet padyshim me shumë dëshirë FSHF do të mbështes nga fondet e saj këtë projekt. Ka kohë që kemi filluar të bisedojmë dhe më vjen mirë që tani po bëhet realitet. Lexohet në fytyrat e atyre që kam takuar dëshira dhe dashuria që ka Peqini për futbollin. T’ju shpreh edhe njëherë gatishmërinë dhe respektin maksimal të FSHF-së për ta bërë së bashku këtë projekt dhe projekte të tjera.”

Punimet për kompleksin e ri që do të ketë 2 fusha nisin në 100-vjetorin e themelimit të Klubit të Futbollit Shkumbini dhe pritet të mbyllen në fund të Gushtit, ndërsa do të kushtojnë rreth 600 mijë Euro.

Tv Klan