Në gjysmëfinalen spektakolare të “X Factor Albania”, super artistja Miriam Cani rikthehet në skenën e talent-showt, por këtë herë jo si anëtare e jurisë, por si një ftuar shumë special për të dhënë një performancë të paharrueshme.

Bashkë me Kleansën, ajo doli në skenë duke sjellë emocione të forta për publikun.Miriam, e cila është një prej emrave më të njohur dhe më të dashur në skenën muzikore shqiptare, së bashku me një nga talentet më premtuese të muzikës shqiptare, Kleansa, dhuruan një duet të mrekullueshëm që preku të gjithë ata që ndodheshin në sallën e “X Factor Albania” dhe sigurisht publikut.

Në këtë performancë të emocionueshme, ato kënduan “When you believe”, duke sjellë pafund emocione. Me zërat e tyre të forta dhe interpretimin e tyre të ndjeshëm, Miriami dhe Kleansa arritën të krijuan një atmosferë të magjishme në skenë.

Kjo performancë mbetet një nga momentet më të bukura dhe të emocionueshme të këtij “X Factor Albania”, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme sidomos në zemrën e Kleansës./tvklan.al