Këngëtarja dhe Taika Waititi bëjnë daljen e parë publike si çift

Megjithëse janë parë shpesh së bashku, Rita Ora dhe Taika Waititi nuk e kanë pranuar kurrë publikisht lidhjen e tyre. Këngëtarja shqiptare dhe regjisori i famshëm bënë daljen e parë publike në eventin që Rita organizoi më 4 Korrik.

Ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” u pa i veshur me një këmishë me ngjyra kombinuar me pantallona të zeza ndërsa mbante një palë syze dielli.

Rita postoi një seri fotografish në rrjete sociale pas evenimentit.”Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila #4 korrik.”, shkroi Ora. Ata nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin gjatë kohës kur Rita ndodhej në Australi për “The Voice”.

Thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.

Klan News