Verrati e Pellegrini mungojnë ndaj Lituanisë

Lajme aspak të mira për trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mançini. Dy futbollistë kanë lënë grumbullimin e ekipit kampion Europe. Bëhet fjalë për Marko Verrati e Lorenzo Pelegrini, që do humbasin kështu sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Lituanisë për shkak të problemeve fizike.

Mancini nuk donte të rrezikonte dhe preferoi t’i bënte ata të shkonin në shtëpi më herët se sa pritej. Kushtet fizike të dyshes nuk ishin në 100% dhe qëndrimi i tyre nuk do sillte benefite të mëdha për skuadrën.

Të padisponueshëm për ndeshjen e fundit të këtij raundi të ekipit kombëtar, dy mesfushorët janë kthyer te skuadrat e tyre respektive, PSG dhe Roma. Në 5 ndeshjet e para në grupin C, Italia kryeson me 11 pikë, ndërsa Lituania ende nuk e ka shijuar pikën e parë. Sfida do luhet këtë të mërkurë në ‘Rexhio Emilia” duke nisur nga ora 20:45.

Klan Neës