Ajo njihet për stilin e veçantë të veshjes. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora mahniti me paraqitjen e saj të fundit me veshjen e markës së njohur Channel. Veshja e saj nga Channel ka një vlerë prej 10 mijë Euro raportojnë mediat e huaja.

Rita Ora shijoi një natë në Sydney për të festuar 100 vjetorin e parfumit ikonik Nr.5 të shtëpisë së modës franceze. Ylli i muzikës pop ishte e veshur e tëra me të zeza, e përbërë nga një bluzë e zezë me një vlerë prej 6550  dollarë dhe pantallona gjysmë të tejdukshme të cilat kushtojnë rreth 5890 Dollarë. Kantuatorja e hitit Right Now kombinoi veshjen elegante  me një palë taka të zeza dhe mbante disa gjerdanë të Chanel.

Kjo paraqitje e Ritës vjen mes thashethemeve që ajo ka nisur një lidhje të re me regjisorin e filmit Thor, Taika Ëaititi gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin The Voice. Rita Ora publikoi disa fotografi në Instagram e cila falënderoi markën Channel që i dha mundësinë të jetë e pranishme në eventin e tyre.

Klan News