Të paktën 10 persona kanë ndërrua jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një rituali fetar në Bangladesh. Sipas mediave ndërkombëtare, pritet që bilanci i viktimave dhe të plagosurve të rritet.

Të pranishëm në këtë ritual ishin rreth 8.000 njerëz. Turma e njerëzv e ka vërshuar për të marrë ushqimin falas.

Rituali, i quajtur “qulkhani”, u zhvillua në nderim të ish- Kryebashkiaku Chittagong, pasi kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.

Një zyrtar i policisë tha se të gjithë personat e vdekur ishin burra që kishin tentuar të merrnin pjesë në këtë ngjarje./tvklan.al