Horner dëshiron që në kampionatin e radhës në Formula 1 të rikthehet rivaliteti mes britanikut dhe Verstappen

Shefi i Red Bull-it, Christian Horner e pranoi se do të dëshironte që të rishihte në sezonin e ardhshëm të Formula 1 sërish rivalitetin plot emocione të pilotit të skuderisë së tij Max Verstappen me atë të Mercedesit, Lewis Hamilton.

Britaniku ende nuk ka vendosur për të ardhmen, ndërsa mund të  tërhqiet nga garat me makinaPlagët janë ende të hapura për shtatë herë fituesin e Formula 1, pas momentit dramatik në fund të kampioantit.  Por Horner uron që Hamilton të ketë uri për të tjera suksese.

“Sinqerisht shpresoj që Lewis do të marrë pjesë në kampionatin e ardhshëm. Ai ende vazhdon që të pilotojë me shumë zotësi. Si ai edhe Verstappen konkuronin në një garë të një tjetër niveli. Por është zgjedhja e tij, karriera e tij, vendimi i tij dhe jam i sigurt se do të vendosë që të bëjë atë çfarë është më e mira për të, atë çfarë dëshiron që të bëjë dhe kjo nuk është diçka që na përket ne”.

Në Çmimin e  Madh të Abu Dhabit, Hamilton u parakalua në fund nga holandezi, i cili u shpall edhe kampioni i ri. Por në xhirot e fundit u fut makina e sigurisë dhe kontestime solli më pas vendimi i drejtorit të garës, që sipas skuderisë së Mercedesit, ndikoi në shpalljen e fituesit të Formula 1.

Klan News