Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka rrëfyer detaje të rëndësishme të suksesit të tij si show men përpara studentëve të Universitetit Evropian të Tiranës.

Gjatë bashkëbisedimit Gjebrea shkëmbeu batuta, por edhe u përlot teksa tregonte detaje nga jeta e tij. Hap pas hapi të rrëfimit të tij, që nga fëmijëria, shkolla dhe studimet pas universitare, prezantuesi i njohur thotë se ka punuar dhe punë të ndryshme.

“Ishim në ekstremin e mjerimit dhe nuk kishim çfarë të hanim. I bija firzamonikës nëpër dasma, filloja të jepja mësime dhe frymëzimi im më i madh ishte im bir”.

Por pse është tërhequr ai nga kënga?

“Nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë nuk do të jetoja më mirë se jetoj tani. Kjo është përgjigjja ime e sinqertë”.

A do t’i futet Arditi politikës?

“Ky është një nga trenat që më ka ikur. E kam patur dhe amanet nga babi im të mos merresha me politikë. Nuk është se nuk ma kanë propozuar, nga të gjitha partitë. Unë të gjithëve iu kam thënë se nëse me doni, unë jam më i vlefshëm për ju po të jem kështu siç jam”, thekson ai.

Për një tjetër çështje, ajo që hapi shumë debat në shoqëri, intervista e Marjan Rrokut, Gjebrea thotë:

“Një gazetar i kujdesshëm, shikon se ti çfarë thua. Dhe unë thashë: Marjan kur unë jam jashtë këtij burgu, them mirë t’ju bëhet dhe aty të kalben. Kur jam këtu brenda them, Marjani është penduar dhe duhet të dalë. Po kur të dalë prej këtej nuk e di se çfarë të mendoj. Po si nuk më pyeti një njeri, çfarë mendove?”

Ai tregon gjithashtu se “

Ana komandon jetën time!