Rritja e rasteve me kollën e mirë, e cila mund të zgjasë deri 3 muaj tek fëmijët në Shqipëri ka ardhur si rezultat i uljes së niveliet të vaksinimit në vendet e rajonit. Eksperët e ISHP bëjnë me dije se krahasuar me vite më parë, në vendin tonë ka një rritje të kësaj sëmundshmërie që prej muajit Dhjetor.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e rajonit dhe Europës përdor vaksinën qelizore për kollën e mirë që kryhet tek foshnjet e grupmoshës 2-4-6 muajsh. Bino thotë se rritja e rasteve në Shqipëri lidhet edhe me kryerjen e vaksinës jo qelizore tek fëmijet e cila blihet në farmaci, për këtë arsye Komiteti i Vaksinimit pritet që të shtojë edhe një dozë booster për këtë semundje, e cila mund të kryhet në moshën 6 dhe 13 vjeçare.

Shenjat e kollës së mirë tek fëmijët janë të ngjashme me ato të gripit, shoqërohen me temperaturë, lotim, kollë e cila mund të zgjasë për një kohë të gjatë, si dhe në raste të rënda klinike me vështirësi në frymëmarrje tek fëmijët.

Tv Klan