Ulet benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës vendosi të rrisë për të dytën herë radhazi çmimin e naftës në tregun vendas, duke e shtrenjtuar këtë produkt me 6 Lekë më shumë. Drejtuesit e automjeteve në Shqipëri do të paguajnë 227 Lekë për 1 litër naftë nga 221 Lekë për litër që ishte deri tani.

Benzina u ul këtë të mërkurë me vetëm 1 Lekë dhe do të kushtojë 201Llekë për litër, nga 202 Lekë që blihej gjatë javës së fundit. Po ashtu gazi i lëngshëm për automjetet është ulur me 2 Lekë dhe në pikat e tregtimit më pakicë do të blihet 78 lekë për litër.

Sipas Bordit të Transparencës, çmimet e reja të karburanteve janë rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën mesdhetare për gazoilin dhe benzinën, por jo të bursës së naftës bruto, si dhe lëvizjeve të kursit të dollarit.

Tv Klan