Vendosën 5032 masa administrative

19 drejtues automjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në kuadër të kontrolleve të policisë për parkimet e gabuara të mjeteve  në stacionet e autobusëve apo të taksive, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona të shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit janë pezulluar 172 leje drejtimi, shumica për shpejtësi mbi normat e lejuara. 123 drejtues mjeti u është pezulluar leja e drejtimit për shkak të shpejtësisë.

Brenda një jave vetëm në Tiranë janë vendosur 5032 masa administrative me një mesatare prej 719 masash në ditë. Sipas uniformave blu shqetësim janë edhe garat e shpejtësisë si dhe targat e huaja të cilave u ka skaduara afati i përdorimit në Shqipëri.

Për të shmangur aksidentet rrugore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, janë shtuar monitorimet duke përdorur radarë, dragera, kamerat e aparatë fotografikë.

Tv Klan