Nga turma e derdhur në rrugë për protesta e deri te dhuna në Parlament. Kjo është situata aktuale e këtyre ditëve në Gjeorgji. Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë kundër projektligjit për “agjentët e huaj” të cilin vendasit e lidhin me Rusinë.

Tbilis, Gjeorgji

Më shumë se 5,000 protestues u mblodhën para Parlamentit të Gjeorgjisë të Hënën, duke kërkuar që qeveria të heqë masën që kërkon që organizatat që pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose të përballen me gjoba. E cilësuan “ligji rus” pasi sipas tyre është i ngjashëm me legjislacionin e Kremlinit për të goditur disidencën.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” deklaroi këtë muaj se do të rifuste projektligjin, 13 muaj pasi u la në ‘sirtar’ për shkak të protestave masive. Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit, i cili kontrollohet nga po kjo parti dhe aleatët e saj, e miratoi projektligjin.

Kaq u desh që protestuesit të aktivizoheshin sërish, kësaj here duke brohoritur njëzëri “Rusët! Rusët!” Disa prej tyre hodhën edhe një flamur të BE-së jashtë Parlamentit.

Kujtojmë se të Hënën, kreu i partisë “Endrra Gjeorgjiane” u godit me grusht në fytyrë nga Aleko Elisashvili i opozitës. Kjo u pasua me një përleshje mes ligjvënësve.

Rusia është gjerësisht e papëlqyeshme në Gjeorgji për shkak të mbështetjes së saj ndaj rajoneve të shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Po ashtu prej një lufte të shkurtër mes vendeve në 2008-ën.

Gjeorgjia ka kërkuar prej vitesh të thellojë marrëdhëniet me Perëndimin, por partia aktuale në pushtet akuzohet se po përpiqet të rilidhë ish-republikën sovjetike me Rusinë.E.D/tvklan.al