Aktori Ryan Reynolds mendon se tani është “koha e përkryer” të pushojë nga aktrimi dhe të përqendrohet te familja.Ylli i “Red Notice” – baba i tre vajzave James gjashtë vjeçe, Inez pesë vjece  dhe Betty dy vjeçe, ka përsëritur vendimin e tij të largohet nga rolet e mëdha në ekran dhe nga orari i tij i ngarkuar i udhëtimit pasi zbuloi planet për pushimin e tij në tetor.

Në një intervistë të bërë së fundmi, ylli i hollivudit është shprehur  “ka  aktruar mjaftueshëm dhe si gjënë më të çmuar sheh fëmijët e tij ti përkushtohet atyre me kohë të plotë.

“Kur jam në xhirime të filmit, në të shumtën e kohës në Evropë, jam larg me orë jashtëzakonisht të gjata. Ndodh vazhdimisht, si një lloj kërkese të jesh aty gjatë gjithë kohës- jo vetëm që luaj, por gjithashtu, në përgjithësi prodhoj dhe shkruaj filmat e mi- ka deklaruar më tej aktori.

45-vjeçari ka shprehur një dëshirë të madhe “të jetojë jetën si person normal” për një kohë.

“Dëshiroj që fëmijët e mi të kenë një jetë normale. Për shumë vjet, kur gruaja ime Blake kishte për të xhiruar ndonjë film, unë nuk xhiroja, qëndroja me fëmijët. Bënim një lloj shkëmbimi. Asnjëherë s’kemi punuar në të njëjtën kohë. Ne gjithmonë ishim larg e po ashtu edhe fëmijët”, ka shpjeguar ai.

Klan News