Me yjet e filmave aksion The Rock, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot

Është publikuar traileri zyrtar i filmit të ardhshëm të Netflix, “Red Notice”, me yjet më të mëdhenjë  të filmave aksion në Hollywood, Dwayne “The Rock” Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot.

Ky projekt që besohet se do të shndërrohet në hitin e radhës së platformës së njohur digjitale, sjell historinë e një agjenti të FBI-së me parime të mira, John Hartley, të cilit i caktohet detyra të  sjell para drejtësisë disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë. Pa e menduar dhe planifikuar, ai ndeshet me dy hajdutë rival në mes të një grabitjeje, Nolan Booth dhe The Bishop. John vendos ta bëjë një marrëveshje me Nolanin për ti ndihmuar ta arrestojë hajduten e talentuar, The Bishop, dhe si shpërblim për ndihmën e tij, i premton Nolanit se do ta shpëtojë nga telashet me të cilat është ngatërruar.

Filmi i mbushur me skena aksion dhe momente komike, fillimisht ishte planifikuar të lancohej  nëpër kinema, para se Netflixi ta blinte atë nga studioja “Universal” në verën e vitit 2019. Ky do të jetë projekti më i shtrenjtë i platformës deri më tani, i realizuar me një buxhet prej 200 milionë dollarësh.“Red Notice” nis  në Netflix më 12 Nëntor të këtij viti.

Klan News