Kryeminsitri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministra dhe deputetë socialistë mori pjesë në Samitin e Studentëve, të organizuar nga Forumi Rinor Eurosocialist. Rama tha se studentët shqiptarë dhe ata nga Kosova duhet të ndërtojnë më shumë ura komunikimi pasi sfidat për të ardhmen janë të njëjta.

Edhe në këtë aktivitet nuk munguan batuatat me deputetin socialist Pandeli Majko.

Por vetëm pak minuta përpara se të niste aktiviteti, një studente e Lëvizjes për Universitetin hodhi bojë të kuqe mbi Minsitren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Autorja është studentja Mirela Ruko, e cila është shoqëruar menjëherë nga policia. Lëvizja për Universitetin njihet për kundërshtimin e Reformës në Arsimin e Lartë. 

Tv Klan