Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu reagon ashpër ndaj mundësisë që për të parën herë në histori, Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione ndaj Izraelit. Në një deklaratë për mediat, shefi i qeverisë së Izraelit tha se do të luftojë me gjithë forcën që ka, kundër këtyre sanksioneve, nëse ato vendosen.

Portali informativ amerikan “Axios” hodhi të shtunën dyshime se Uashingtoni ka në plan të sanksionojë batalionin Netza Jehuda, pjesë e ushtrisë izraelite, ndaj të cilit rëndojnë akuza për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor.

Mundësinë e la të hapur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinkenm, ndonëse nuk përmendi emra konkretë, por tha se pritet të merren vendime ditët e ardhshme. Ushtria izraelite i doli në mbrojtje të plotë batalionit Netza Jehuda, duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë njoftim për akuzat e hedhura nga Ushingtoni, por premtoi se do të nisë hetimet.

Tv Klan