Sekretet e diamanteve dhe gurëve të çmuar (Video)

Sekretet e diamanteve dhe gurëve të çmuar (Video)

20:05 02/07/2019

Gurët e çmuar ose siç thotë edhe Marilyn Monroe në këngën e saj, “miqtë më të mirë të vajzave”, kanë magjepsur dhe kanë fiksuar njerëzit që në lashtësi. Romakët e lashtë besonin se diamantet simbolizonin yjet në rënie, ndërsa grekët i konsideronin si lotët e Perëndive. Në të vërtetë, rreth 500 vite më parë, njerëzit e pushtetshëm në botë ishin të interesuar vetëm për katër gurë, si diamantet, rubini, safiri dhe smeraldi.

Këto gurë të çmuar kanë qenë pjesë e historisë së njeriut dhe kulturës së lashtë, ku vazhdojnë të mbajnë vlerë madhështore edhe sot e kësaj dite. Ajo çfarë vlen të theksohet është se blerjet për gurët e çmuar kanë tendencë të kenë jo çmime fikse, ku një diamant ka arritur edhe në shifrën e 2 bilionë Dollarëve. Por për të treguar më shumë rreth gurëve të çmuar, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan gjeologia, Alba Ruço.

“Diamanti është lloji i gurit më të çmuar. Gurët e çmuar nuk përcaktohen nga pamja dhe kushdo që thotë që mund ta bëjë këtë, gabon! Mund të jenë gurë imitim ose laboratori që mund të kenë të njëjtat karakteristika. Diamanti është minerali më i rrallë dhe më i fortë në tokë, por kjo nuk do të thotë që është i pathyeshëm, ka edhe diamanti këndin e tij të thyerjes. Diamanti ka katër veçori; është ngjyra, prerja, pastërtia dhe karati. Duhet të jetë një miks i mirë i këtyre katër cilësive në mënyrë që të ketë më shumë vlerë. Diamantet kanë 27 lloje ngjyrash në natyrë, të cilat krijohen nga deformime kimike ose molekulare të diamantit të bardhë. Mund të gjenden në rezerva ujore dhe tokësore dhe vetëm profesionistët mund t’i dallojnë. Zgjedhja e kësaj bizhuterie është çështje besimi”, tha Ruço./tvklan.al 

Të ngjashme
UKT