Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka lëshuar një njoftim rreth çështjes së pjesëmarrjes së përfaqësueses kosovare në Kampionatin Evropian për sendor në Novi Sad, e cila mëngjesin e së mërkurës nuk u lejua të kalojë në kufi. 

Aty thuhet se Serbia lejon pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë, por pa emër dhe simbole shtetërore dhe vetëm në emër të federatave ndërkombëtare, shkruajnë mediat serbe.

“Lejojmë që karateistët nga krahina jugore të marrin pjesë në këtë kampionat, por ekskluzivisht me status neutral dhe të përfaqësohen në emër dhe mbiemër të federatave ndërkombëtare të Evropës”, thuhet në njoftim.

Kjo thuhet se po bëhet në mënyrë që në sport të mos bëhen abuzime dhe të promovohet separatizmi si dhe të shkelet e drejta ndërkombëtare.

“Serbia do të jetë njësoj ndaj të gjithë sportistëve, por jo për politikë”, thuhet në njoftim./Klan Kosova