Tenistja kërkon eksperienca të reja në jetë

US Open do të jetë i fundit për karrierën e Serena Williams në tenistin profesionist. 23 herë fituesja e turneve Grand Slam ka pranuar se do të largohet nga fushat për të vijuar jetën larg emocioneve dhe adrenalinës që ka përjetuar prej 27 vitesh. 40-vjeçarja amerikane tha se nuk dëshironte që ky largim i saj nga tenisi të cilësohej si pensionim.

“Mendoj se ka vetëm një dritë në fund të tunelit. Mezi pres të shkoj tek ajo dritë dhe tani jam gati për një etapë të re në jetë. Më pëlqen të luaj sepse është e mrekullueshme. Por ju e dini se nuk mund ta bëj këtë përgjithmonë,”.

Me fizikun e saj mahnitës, Serena, motra e vogël e Venus Williams ka shënuar disa rekorde në fushat e tenisit. Ajo ka mbajtur vendin e parë në renditje për 319 javë.

Për numrin e titujve Grand Slam, Serena gjendet e dyta në histori. Me 73 tituj të fituar gjithsej në karrierë, ajo krenohet me fitimin e 7 herë Australian Open, 3 French Open, 7 Wimbledon dhe 6 US Open, turne që sigurisht do të kërkojë ta fitojë për t’i dhënë një fund fantastik karrierës si teniste.

Tv Klan