Manchester United po përjeton një sezon tjetër me shumë ulje-ngritje. “Djajtë e kuq” nuk arrijnë të fitojnë prej tre takimesh në kampionat, për të ndërlikuar jo pak rrugën drejt kualifikimit në Kupat e Europës. Ecuri të cilën e shfaqin edhe statistikat, pasi skuadra e Erik Ten Hag vuan shumë në prapavijë.

Porta e Andre Onana është kthyer në një tabelë qitje për kundërshtarët, pasi që nga janari i këtij viti, United është përballur me 252 tentativa me objektiv portën. Shifra negative, pasi tejkalon rekordin e sezonit 2003-2004, teksa deri në fund kanë mbetur edhe 7 ndeshje të kampionatit.

United pranoi të paktën 20 goditje në 13 nga 31 ndeshjet e deritashme. Kjo ka bërë që edhe mbrojtja të pësojë shumë gola, edhe pse me 48 të pësuar nuk janë reparti më i keq në elitën e futbollit anglez.

Ten Hag ka ekipin me mbrojtjen e gjashtë më të keqe, pozicion që mban edhe në renditjen e kampionatit. Më mirë se ta kanë bërë Arsenal, Manchester City, Tottenham Everton dhe Liverpool.

Ata e kanë të vështirë për të shmangur difektet në mbrojtje, pasi vetëm në 8 raste kanë arritur të mos pësojnë. Formë tejet negative që vë në pikëpyetje edhe fatin e teknikut holandez, tashmë gjithnjë e më afër shkarkimit.

Klan News