Këngëtarja merr vendimin pas koncertit surprizë në New York

Shakira po promovon albumin e saj më të fundit dhe për këtë po përdor mënyra të ndryshme. Këngëtarja kolumbiane po përgatitet të realizojë koncerte falas  në Mexico City, Bogota dhe Rio de Janeiro. Nuk është ende e konfirmuar, të paktën në rrugë zyrtare, por besohet se Shakira do të performojë në këto qytete të mëdha.

Një lëvizje e tillë e këngëtares vjen pasi ajo organizoi një koncert falas në “Times Square” të Nju Jorkut, ku  më shumë se 40,000 fansa u dyndën për të parë yllin e muzikës.

Pas intervistave që Shakira dha për mediat në mbarë botën, duke folur për ish-partnerin e saj Pique, i cili është babai i fëmijëve të saj Milan dhe Sasha, koncerti që dha në Nju Jork u pa si një dhuratë për fansat që e kanë mbështetur atë të dominojë tregun amerikan.

Në këto koncerte falas që do të mbahen pritet të këndohen edhe projkete nga albumi i fundit i artistes  i cili është i pari në 7 vite.

Klan News