Një sherr me sende të forta mes 4 të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Uznovë të Beratit.

Policia njofton se dyshohet që ngjarja ka ndodhur për konflikte të dobëta e për pasojë 2 vëllezër, konkretisht D.D. 28 vjeç dhe D.D. 30 vjeç kanë goditur dhe kanë thyer me leva xhamat e 2 të rinjve, 27-vjeçarit me iniciale Xh.H. dhe 24-vjeçarit me iniciale Xh.K., të cilët po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tvklan.al