Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ksamilit në Sarandë. Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt u goditën me sende të forta.

Për pasojë mbetën të plagosur I.L., F.P. dhe P.L, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Sarandës.

Uniformat blu shoqëruan në komisariat palët e përfshira në konflikt për të sqaruar rrethanat. /tvklan.al