7 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 irakian dyshohet se janë përfshirë në përplasjen me armë që ndodhi në Voula të Greqisë të shtunën. Nga ngjarja mbetën të plagosur 2 prej shqiptarëve dhe irakiani. Po ashtu, mediat mendojnë se një person i katërt, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes mund të jetë larguar.

Autoritetet e policisë greke ende nuk dinë të përcaktojnë qartë se kush është shkaku i përplasjes. Kjo për shkak se tre të plagosurit deri më tani nuk kanë treguar asgjë. To Vima shkruan këtë të hënë se përplasja e së shtunës tregon përshkallëzimin e mafias shqiptare me sulme të përsëritura muajt e fundit, ndërkohë që anëtarët e saj janë përfshirë në shantazhe, trafik droge etj.

Mendohet se gjithçka ka nisur kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe irakiani kanë shkuar me një makinë tip “Jeep” në një furrë buke në Voula. Sipas informacioneve të fundit, nuk ka pasur një “atentat vdekjeprurës” siç u tha në fillim, apo ndonjë takim për të zgjidhur çështjet kriminale mes grupeve.

Një anëtar shqiptar i mafias është parë të shkojë në një tavolinë ku ndodheshin të paktën 5 ose 6 patriotë të tij. Dëshmitarët kanë thënë se ata kanë qenë të qetë dhe nuk ka pasur asnjë tension.

Sidoqoftë ky takim ka çuar në një përplasje verbale dhe më pas ka nisur konflikti ku janë nxjerrë armët dhe thikat. Autoritetet po punojnë fort për të gjetur arsyen që fshihet pas kësaj përplasje. Po ashtu, nga kamerat e sigurisë po bëhet identifikimi i të gjithë personave që kanë marrë pjesë në ngjarje.

Siç është raportuar më herët, ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç të cilët u fshehën nga frikë. sipas dëshmitarëve, autorët u thanë atyre që të mos kishin frikë sepse nuk do t’i lëndonin./tvklan.al