Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pas një sherri për një telefon. Ngjarja, e cila ka ndodhur në fundjavë, ka shokuar mbarë opinionin publik në Bloomfield, SHBA, pasi dy të rinjtë De’Andre Malik Thomas, 20 vjeç dhe Kareem Mano, 25 vjeç, janë përfshirë në një debat të fortë, ku ky i fundit ka mbetur i vdekur. Siç duket edhe në video, të rinjtë janë duke debatuar, por brenda pak sekondave 20 – vjeçari nxjerr një pistoletë dhe e godet Manon disa herë. Ai ndërroi jetë vetëm disa hapa më tutje.

Sipas mediave amerikane, arsyeja e gjithë këtij konflikti është se vrasësi Thomas i kishte shitur një telefon motrës së të dashurës së Manos dhe sipas saj, ai nuk ishte funksional. Policia ka thënë se, Thomas dhe Mano ranë dakord të takohen në parkingun e dyqanit, për të diskutuar çështjen.

Pasi u takuan, ata debatuan për disa minuta dhe më pas Thomas nxorri armën dhe qëlloi mbi 25-vjeçarin.

Edhe pse Mano përpiqet të iki pas të shtënave të para, Thomas e ndjek nga pas, deri sa 25-vjeçari bie në tokë.

Thomas largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person, i cili ishte në makinën e tij del menjëherë nga ajo dhe shkon drejt viktimës për ta ndihmuar, por ka qenë tepër vonë pasi ai kishte ndërruar jetë./tvklan.al